75 Mall Live Search
16:49 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti dhe stafi i tij dalin negativë në analizën për koronavirus

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti, ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit. Ai dhe gjithë stafi i zyrës së tij i janë nënshtruar analizave për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se bazuar në natyrën e punës së kryeministrit dhe stafit të tij, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave.

“Duke pas parasysh natyrën e punës së Kryeministrit dhe stafit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, Kryeministri dhe i gjithë stafi në Zyrën e Kryeministrit ( pa perjashtim), si masë kujdesi, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave. Rezultatet nga analizat kanë dal negative për të gjithë. I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionistëve”, thotë Kryeziu.

Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar si pozitiv 20 persona të infektuar me COVID -19.