75 Mall Live Search
08:48 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bëjnë homazhe te varri i Rugovës

U.d e presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Osmani dhe Kurti kanë shkuar në nderime tek varri i Rugovës në 13-vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Kurti do të jenë bashkë edhe në disa aktivitete të tjera për nder të kësaj dite./Indeksonline