21:36 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

“Albin Kurti do të jetë negociatori më i mirë që e ka pasur Kosova karshi Serbisë”

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, beson që kryeministri Kurti do të jetë negociatori më i mirë që e ka pasur Kosova, karshi Serbisë.

Në një intervistë për Blic Intervieë me Astrit Gashin, Krasniqi theksoi se Kurti është duke u përgatitur shumë mirë për dialogun me Serbinë dhe se më e rëndësishmja siç thotë ai është që kryeministri nuk është i gatshëm që të bëjë marrëveshje në dëm të Kosovës.

“Kryeministri Kurti është negociatori më i mirë që e ka pasur Kosova ndonjëherë karshi Serbisë”, tha ndër të tjera Krasniqi.