11:46 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti e Daut Haradinaj shtrëngojnë duart dhe urojnë njëri tjetrin për pavarësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ishte sot i pranishëm në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nderë të shënimit të 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, raporton IndeksOnline.

Të pranishëm në këtë seancë përveç deputetëve ishin edhe mysafirë të shumtë.

Në fund të seancën deputetët uruan njëri tjetrin për këtë festë të madhe të shtetit.

E kryeministri nuk ka harruar të uroi edhe familjen Haradinaj e cila ka dhënë shumë për lirinë e vendit.

Kryeministri Albin Kurti e deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, shtrënguan duart dhe uruan njëri tjetrin për pavarësi./IndeksOnline/