Albin Kurti e kall Cyryhun, flet për fitoren e tij spektakulare
Nga Agim Muhaxheri
Cyryh – 13 dhjetor-
Salla e madhe në kuartin e Oerlikon të Cyryhut nuk i zuri simpatizantët e flaktë që kishin ardhur edhe nga Gjermania për ta ndjekur fjalimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Albin Kurti, thënë thjeshtë, e kall Cyryhun. Fjalimin e tij që zgjati më tepër se një orë e përfundoi me fjalët drejtuar mërgatës: Viti i Ri nuk vjen pa juve. Do të festojmë tri ditë përpara…


Një bashkatdhetar më pyeti: E di se ju Vetëvendosja jeni 1-shi, kush është partia e dytë në ranglistë? Atij i thash: Dy partitë , PDK e LDK luftojmë për vend të tretë…
Kush është i 2-shi?
– Dyshi jeni ju mërgata, diaspora, i thash bashkatdhetarir.
Albin Kurti tregoi se diaspora ka dhënë 100 dëshmorë për lirinë e Kosovës… E zuri në gojë Agim Ramadanin, Komandant Katanën që veproi në Zvicër dhe Fehmi Lladrovcin – në Gjermani…
Bëri apel për mërgimtarët:
Ejani në Kosovë me aeroplana, autobusë me automjete – votojeni numrin 116… (Brohoritjet në sallë: Albin Kurti ti ku je krejt Kosovën këtu e ke).
Të pranishmit i përshëndeti deputeti zviceran i partisë Social Demokrate të Zvicres… Ai mbështeti politikën e mençur që e bën Albin Kurti… Vuri në pah se shteti i tij Zvicra është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. demokrate



