75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti e njofton ambasadorin slloven për takimet me LDK-në

Në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.

Në këtë takim ata diskutuan për marrëdhëniet e mira bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe rreth situatës aktuale politike në Kosovë me theks te zgjedhjet e parakohshme që pritet të shpallen ditëve në vijim.

“Kryetari Kurti e njoftoi Ambasadorin rreth bashkëpunimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si opozita e vërtetë e deritashme dhe si qeverisja e ardhshme e ndryshimit pozitiv. Të dy partitë kanë dorëzuar nënshkrimet e tyre për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe janë shprehur se janë të gatshme e të interesuara për zgjedhje. Populli pret luftim të korrupsionit, investime në ekonomi, punësim pa diskriminim, arsimim cilësor e shëndetësi efektive, si dhe hapa përmbajtësor në integrim evropian. Prandaj, duhen zgjedhje të reja për qeverisje të mirë.

Në fund të takimit, Kryetari i VETËVENDOSJE!-s dhe Ambasadori i Sllovenisë u dakorduan që të vazhdojnë” thuhet në njoftimin e partisë./Indeksonline/