11:28 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti e Vjosa Osmani bashkë në Kuvend, regjistrohen si deputetë

Të dy të nominuarit për kryeministër nga dy partitë opozitare, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë parë sot së bashku teksa regjistrohen si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Osmani e Kurti kanë raporte të mira mes veti madje së fundi janë takuar disa herë mes veti, raporton IndeksOnline.

Rikujtojmë se VV-LDK ndonëse kanë zhvilluar disa takime për të arritur marrëveshje qeverisëse, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur./IndeksOnline/