13:53 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti flet pas takimit me Osmanin

Pas takimit të përbashkët të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Kurti foli për media ku tha do të ketë më pak ministri, por më shumë angazhim nga bashkëqeverisja e tyre me LDK-në.

Po ashtu Kurti tregoi se e kanë uruar njëri- tjetrin dhe e kanë rikonfirmuar se do të qeverisin bashkë.

Kurse i pyetur se cilët persona do t’i caktojë nëpër ministri, ai tregoi se nuk ka ende emra konkretë, sepse janë duke e pritur rezultatin e fundit nga KQZ-ja.

Po ashtu Albin Kurti pranoi se komuniteti serb do ta ketë një ministri dhe do ta respektojë Kushtetuten e Kosoves.

“U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, thotë Kurti.

Po ashtu në fund kryetari i VV-së tha se qeveria e tij do të zgjasë më shumë se koha që i ka mbetur presidentit aktual./Indeksonline/.