Albin Kurti fton të shtunën në takim kryetarët e komunave, ja agjenda e mbledhjes në Pejë (Dokument)

Të shtunën (24 shtator) kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim kryetarët e komunave. Në takim përveç Kurtit, do jenë edhe tre ministra.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, janë ministrat që do marrin pjesë në atë takim.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi do mbahet në “Hotel Dukagjini” në Pejë.
Temat që do diskutohen janë: Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale; Energjia dhe ujërat; Projektet komunale (investimet kapitale, agenda e gjelbër, digitalizimi në nivel lokal); Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Siç tregojnë burimet, takimi do të nis rreth orës 09:30. Tashmë shumica e kryetarëve e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
