75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti kalon si “fantazmë” para mediave, nuk flet asnjë fjalë rreth takimit

Takimi prej 2 orësh mes Vetëvendosjes e LDK-së, duket se edhe sonte ka përfunduar pa marrëveshje.

Ndonëse dje u tha se ka lëvizje të reja në këtë drejtim, ndryshe si herave tjera, sonte askush nuk u deklarua lidhur me takimin.

Madje lideri i VV-së, Albin Kurti, doli jashtë Kuvendit të Kosovës, duke mos nxerrë asnjë fjalë para mediave rreth këtij takimi.

Kujtojmë se VV-ja dhe LDK-ja, kanë pasur takime të vazhdueshme këto ditë, të cilat kanë rezultuar pa një marrëveshje finale mes tyre. /IndeksOnline/