Albin Kurti mbanë fjalim para banesës së tij, pak orë para se të votohet si kryeministër

Albin Kurti e ka mbajtur fjalimin e fundit si i mandatuar për kryeministër të Kosovës.
Para banesës së tij, Kurti ka marrë rrugën për Kuvendin e Kosovës ku ka thënë se po niset për të formuar Qeverinë e re.
“Kemi bërë përgatitjet për seancë. Synimi ynë është që të zgjedhim Qeverinë e Re. Do të punojmë mbarë e mirë, me një ekip të mirë të kabinetit. Falënderoj qytetarët që na kanë mundësuar një ditë të tillë.
Tash do të zhvillojë takimet përfundimtare edhe me disa deputetë.
Është kapitull i ri për Republikën e Kosovës, por edhe në aktivitetin tim politik. Që 23 vite jam në opozitë, tani e kam shansin e përgjegjësinë për t’i shërbyer popullit si asnjëherë më parë” ka thënë Kurti./Indeksonline/