75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 23 Maj 2022 / MSH

Albin Kurti mbërrin në Zvicër

Nga vizita disa javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka arritur në Zvicër.

Kryeministri kosovar do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, i cili do të mbahet në Davos të Zvicrës.

Qendrimin e tij në shtetin zvicran dhe pjesëmarrjën në këtë forum e ka konfirmuar edhe kabineti i tij.

“Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”. Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/