19:25 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / LB

Albin Kurti mbështet fuqishëm Kadri Rahimajn për kryetar të Kamenicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  i ka dhënë mbështetje të fuqishme Kadri Rahimajn për kryetar të Kamenicës.

Kurti thotë se Kadriu është i qetë dhe i dashur si shumica e njerëzve kamenicas.

Bindjet e tij të thella këmbëngulin në barazi dhe përgatitja e tij, sipas Kurtit, në ekonomi e drejton këtë komunë kah zhvillimi.

Postimi i plotë i Kurtit:

Tema socio-ekonomike por shumë më gjerë se kaq mund të flasësh me Kadriun. Njeriu që e ka kurreshtjen dhe pasionin për dije bëhet edhe profesionist por edhe shërben me zell e modesti. I tillë është Kadriu, i qetë dhe i dashur si shumica e njerëzve kamenicas. Bindjet e tij të thella këmbëngulin në barazi e përgatitja e tij në ekonomi na drejton kah zhvillimi. Ai ka qenë përkrah nxënësve e prindërve gjatë mbylljes së shkollave dhe na ka informuar me hollësi në Lëvizjen VETËVENDOSJE! për këtë problem madhor. Kadri Rahimaj është i lidhur fort me organizatën tonë. Kadriu është fort i lidhur për Dardanën. Këto të dyja qëndrojnë pazgjidhshëm me njëra-tjetrën. Në fitore dhe pas saj.