75 Mall Live Search
14:20 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Albin Kurti me kryesinë e VV-së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit në dy vjetorin e shkuarjes në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryesinë e Levizjes Vetëvendosje, ka vizituar familjen e Rexhep Selimit në dy vjetorin e shkuarjes në Hagë.

Ata janë pritur nga bashkëshortja e tij dhe njëherit deputetja e VV-së në Kuvendin e Kosovës, Shqipe Selimi dhe nga familjarët e rexhep Selimit.

”Falënderojmë Kryeministrin-Kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët vizituan familjen tonë sot në dy vjetorin e shkuarjes së Rexhës dhe të tjerëve në Hagë, të cilët po përballen padrejtësisht me akuza nga Gjykata Speciale.Ata të gjithë do të dalin fitimtarë.”, ka shkruar Selimi në Facebook.