19:09 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti me trup në Maqedoni e me mendje te derbi

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është ftuar për të ndjekur ndeshjen në mes të Gjilanit dhe Dritës që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Megjithatë edhe për kundër dëshirës së tij për të qenë i pranishëm në derbi, Kurti është i angazhuar me agjendë në Maqedoni.

Por ai ka premtuar se do të jetë i pranishëm në derbin e radhës.

Ky është shkrimi i tij:

Tifozët e dy klubeve të futbollit nga i njëjti qytet, ata të Dritës dhe ata të Gjilanit, sot do të përballen në një derby, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Miq të mi, tifozë nga të dyja grupet më kanë ftuar të shkoj në stadium për ta përcjellë lojën, por sot nuk mundem për shkak se do të jem në Kumanovë, në një tubim mbështetës për Prof. Blerim Rekën, kandidatin për President në Maqedoni.

Ua uroj të dyja tifozerive një lojë sa më të bukur dhe plot emocion, siç dinë të jenë derby-t. Unë nuk e përcjell shpesh futbollin prej stadiumeve, për shkak të punëve në organizim, megjithatë premtoj se do të gjej patjetër kohë të vij në derby-n e radhës, në respekt të këtyre futbollistëve e skuadrave cilësore, por edhe në respekt të kulturës së tifozerisë të dy grupeve rivale.