21:46 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti me video të veçantë njofton qytetarët si po funksionon shteti pas situatës nga COVID-19

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se zinxhiri furnizues në Kosovë është duke funksionar mirë, Dogana po vazhdon punën si zakonisht dhe maunet janë  vazhdimisht duke hyrë në Kosovë me procedurë të rregullta të zh zhdoganimit pas kontrolleve mjekësore.

“Rritja e importeve ditët e fundit garanton se nuk do të ketë mungesë as të artikujve ushqimorë, e as të atyre të higjienës apo farmaceutike. Shitoret, furrat e banatoret vazhdojnë punën për furznimin e rregullt të qytetarëve. Përderisa bizneset e mbyllura, siç janë baret, restorantet dhe qendrat tregtare me respektimin rigoroz të ndalesave të Qeverisë, po japin kontribut në mos-përhapjen e virusi korona”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.

Ai tutje shtoi se sistemi banker po funksionon mirë kryesisht i fokusuar në realizmin  e pagesave dhe mirëmbajtën e rrjedhës së parasë së gatshme.

“Mbetet rekomandimi për shfrytëzimin sa më të madh të pagesave elektronike, kartelave bankare dhe bankomatëve, që t’u shmangemi sporteleve bankare, radhëve e tollovive para tyre. Furnizimi me energji elektrike apo me ujë të pijshëm apo mbledhja e mbeturinave është duke funksionuar normalisht falë mijëra punonjësve të këtyre shërbimeve”, shtoi Kurti.

“Edhe shërbimet si telefonia e interneti apo mediumet informative vazhdojnë punën për të mundësuar normalitet. Bizneset prodhuese private  gjithashtu po e vazhdojnë prodhimin e mallrave esenciale.Në kohën e emergjencës nga virusi korona Ekonomia e Kosovës po vazhdon, natyrisht pjesshëm duke organizuar punën me ndrrime për të zvogëluar numrin e punëtorëve të pranishëm në punë aq sa është e mundshme.Qeveria është e vetëdijshme edhe për vështirësitë për të operuar dhe humbjet ekonomike në disa sektorë. Ministria e Financave dhe Transfere po krijon një plan të ndërhyrjes për ndërmarrjet dhe amvisëritë më të goditura.Po punohet edhe në një mbështetje fiskale menjëherë pas përfundimit të situatës, në mënyrë që sa më shpejtë të ringjallet ekonomia jonë.Familjet që marrin ndihma sociale të martën do t’ua transferojmë ndihmat sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muajt në vijim. Me këtë pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfitueseve meritojnë shumë mirënjohje e falënderime nga të gjithë ne. Si ekonomia ashtu edhe amvisëria dhe sektori publik do të bartin barrën e kësaj krize.S’është koha të flasim për çmimin për solidaritetin mes njëri-tjetrit. Shëndeti i qytetarëve është i paçmueshëm”, përfundoi Kurti./Indeksonline/