22:25 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti merr 99.56 për qind të votave në Vushtrri

Tashmë kanë dalë rezultatet e para nga zgjedhjet e brendshme për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kandidat i vetëm ishte Albin Kurti.

Sipas rezultateve paraprake të dërguara nga kjo parti, 98.82 për qind të votuesve ishin pro Kurtit si kryetar, 0.61 për qind kundër, dhe 0.57 kanë abstenuar.

Ndërsa, sipas këtij njoftimi 0.26 për qind janë shpallur vota të pavlefshme, transmeton Indeksonline.

Vetëm në Vushtri, ai kishte arritur t’i marrë 457 vota nga 459 votues sa ishin gjithsej.

Këtë gjë e ka bërë të ditur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje të kësaj ane, duke thënë se vetëm një votë ishte kundër dhe një abstenim./Indeksonline/