75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Albin Kurti mesazh për ‘Dardanët’: Kthehuni me fitore!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shpreson që ‘Dardanët’ të arrijnë rezultat pozitiv ndaj Spanjës sonte.

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon super ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të fazës para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, Kurti i jep përkrahje ‘Dardanëve’ dhe shpreson që ata të kthehen me rezultat pozitiv nga Sevilla e Spanjës.

“Dy shtetet, Kosova dhe Spanjë do të luajnë sonte në kualifikimet për Kupën e Botës dhe unë jam shumë i ngazëllyer për ekipin tonë, që përfaqësojnë Republikën e Kosovës. Mos lejoni që asgjë të ju shpërqendrojë, na bëni krenarë dhe të ktheheni në shtëpi fitimtarë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që rreth orës 18:30, Kombëtarja e Kosovës niset për në stadiumin ‘La Cartuja’. Takimi nis nga ora 20 e 45./IndeksOnline/