75 Mall Live Search
22:42 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / C E

Albin Kurti në Bresanë të Dragashit, i jep përkrahje të madhe Kaltrina Salihut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë për vizitë në Dragash për t’i dhënë mbështetje kandidates për kryetare të komunës nga radhët e Vetëvendosjes, Kaltrina Salihut.

Kurti i ka dhënë mbështetje të madhe Salihut dhe i ka premtuar se do t’i qëndroj në krah të saj gjatë qeverisjes komunale në katër vjetet e ardhshme.

Kryeministri së bashku me kandidaten e VV-së qëndruan në fshatin Bresanë, në fshatin më të madh të Komunës së Dragashit.

“Kryeministri Albin Kurti bashkë me ne në Sharrin e bukurive dhe mundësive. Në pjesën finale të fushatës patëm mundësi që bashkë me Kryeministrin Albin Kurti të jemi në mesin e qytetarëve në fshatin Bresanë. Dëshirës dhe nevojës për ndryshim në Sharr po i afrohet edhe mundësia këtë të diele me numrin 144”, ka thënë kandidatja e VV-së, Kaltrina Salihu.

Kaltrina Salihu është parë si një nga kandidatet më serioze për të drejtuar komunën më jugore të Kosovës në katër vitet e ardhshme.