75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti në përkrahje të plotë për Kombëtaren e Shqipërisë ndaj Kazakistanit

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kzakistanit dhe Shqipërisë, duel ky në kuadër të rundit të tretë në grupin C’ për Ligën e Kombeve.

Me rastin e kësaj ndeshje të rëndësishme ka reaguar edhe kreu i LVV-së Albin Kurti, ku ka shprehur mbështetjen e plotë për djemtë shqiptar, shkruan IndeksOnline

Ai përmes një postimi në “Facebookun” e tij zyrtar, ka shprehur mbështetjen e tij për djemtë e Shqipërisë.

“Sot, në arenën ndërkombëtare, ndeshet kombëtarja jonë me Kazakistanin, përmes sportit tonë të dashur, futbollit. Dëshira jonë për fitoren e radhës së Shqipërisë duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje të pakushtëzuar për djemtë tanë, veçanërisht kur ata luajnë jashtë vendit”.