Kurti: Ne po vijmë e ata po shkojnë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur

Lëviza Vetëvendosje ka mbajtur një tubim në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin ka qenë një fuqizim për ndryshimin që pritet të ndodhë në vend.

“Pas 10 dite fushatë të jashtëzakonshme në këtë situatë të jashtëzakonshme pas qindra taimeve me ju në çdo cep të Republiëks së Kosovës, ndryshimi kurrë nuk ka qenë më afër dhe këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht bashkimi që ka bërë LVV-ja me listën e Vjosës, e majta e re dhe e djathta e re. Garancia që sjell bashkim është se ne do të realizojmë planin tonë krejt dhe drejt”, ka thënë Kurti, transmeton IndeksOnline.
“Ka qenë një fushatë e paparë deri sot, qindra prej jush jeni mbledhur në sheshe na keni pritur me lot në sy dhe me buzëqeshje në fytyrë me duar që na mbështesin nga prapa na keni hapur dyert e shtëpive tuaja, sepse njëherë na keni hapur zemrën për atë që na duhet bashkë krejt dhe drejt”, shtoi tutje ai.

“Nuk jemi në sallë me karrige jo vetëm për shkak të pandemisë sot nuk mund të mendojmë ulur, sot mund të mendojmë vetëm në këmbë, prandaj është ngritur populli bashkë që ish-pushtetarët të ikin bashkë, sepse ne jemi bashkë për të mirë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur, sepse ne vijmë e ata po shkojnë”, theksoi kreu i LVV-së, transmeton IndekSOnline.


“Këtë të diel të 14 shkurtit le ta kujtojmë gjeneratat që po bijnë pas nesh si ditën që populli e deshi si kurrë më parë, mësues e mjekë fermerë e inxhinierë, sportistë e artistë, punëtorë e të papunë nga çdo rajon e bastion u bashkuam për të vendosur për të ardhmen e tyre krejt dhe drejt”, tha Kurti.
