16:27 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti, në sallon bukurie para se të marrë postin e kryeministrit

Në këto momente po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re.

Kandidati i propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti para se të marrë postin e kryeministrit, kishte qenë në studion e Vogue Hair, shkruan Indeksonline.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti aty i rregulloi flokët.

Përmes një postimi në Facebook, Armend Gashi, personi që ia rregulloi flokët Kurtit tha se kryeministri tani është gati.

Image may contain: 1 person, standing and indoor

“Erdhidita e shum pritur ✔️E Tash Kryeministri Albin Kurti esht gati #AlbinKurti #VVLDK #finaltouches #voguehair”, tha ai./Indeksonline/