75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 17 Mars 2025 / L K

Albin Kurti ngushëllon familjen Thaçi për vdekjen e Haxhiut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të qeverisë dhe të tijën, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçi.

Për të ndjerin, kryeministri u shpreh se do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letrn e ngushëllimit.