75 Mall Live Search
11:41 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti s’i shkon sot në zyrë presidentit Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të shkojë sot në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, që ta marrë marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Thaçi ndonëse e ka ftuar atë sot zyrtarisht për takim në orën 13 e 30, zyrtarët e VV-së thonë se ky takim nuk mund të zhvillohet pasi që Kurti ndodhet jashtë Prishtinës.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në orën 13:30, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ai e ka sot të pamundur ta takojë presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në njoftimin e VV-së./IndeksOnline/