11:52 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Albin Kurti nxirret nga salla e gjykimit

Albin Kurti është nxjerrë nga salla e gjykimit pasi reagoi kur prokurori hoqi dorë nga dëgjimi i Kadri Veselit si dëshmitar.

Albin Kurti është nxjerrë nga salla e gjykimit për lotsjellësin pasi reagoi kur prokurori Valdet Gashi vendosi të heqë dorë nga dëshmia e Kadri Veselit.

Kurti e pyeti prokurorin pse hoqi dorë nga kjo dëshmi.

Prokuror, pse hoqe dorë, a je i kapur?, pyeti Kurti në gjykatë.

Kurti pastaj u nxor nga gjykata, ndërsa deklaroi se “s’jeni gjyqtar as prokuror asnjëri, kjo është farsë”.

Kurti bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.