22:48 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti ofendon pa fije turpi krerët e sigurisë, faktet tregojnë të kundërtën

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një emision televiziv i ka quajtur njerëz të dyshimtë drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin si dhe shefin e Inteligjencës (AKI-së), Driton Gashi.

Sipas Kurtit, familjarët e dy funksionarëve të lartë të sigurisë ishin të përfshira në bashkëpunim me Policinë e Serbisë.  “Po ju e dini, babai i Shpend Maxhunit ka qenë kolaboracionist, ka bashkëpunuar me Serbinë”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, ndryshe po del të jetë e vërteta. Ishte pikërisht drejtori i PK-së, Shpend Maxhuni i cili mori disa herë vendime të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së ishte personi që mori përgjegjësi për menaxhimin e operacionit rreth ndalimit të hyrjes së trenit në veri të vendit.

Pse Kurtit po i pengojnë këto vendime në favor të shtetit? Pse i njëjti, të cilit i është copëtuar partia, mundohet t’i njollosë njerëzit për vendime të rëndësishme?

Veprim tjetër i Maxhunit që “dridhi” Serbinë ishte urdhri për arrestimin për drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili hyri ilegalisht në vendin tonë.  Këtë të fundit Njësiti FIT e arrestoi në një shkollë në veri të Mitrovicës.

Derisa Kurti fliste pa kurrfarë fakte për vepritarinë e babait të drejtorit të PK-së, i njëjti kishte mbajtur burg në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Faktet tregojnë se Enver Maxhuni në vitin 1994 kishte mbajtur tri vjet burg nga pushteti. /Indeksonline/