75 Mall Live Search
16:10 / E Martë, 10 Shtator 2024 / k.v

Albin Kurti parakalon nëpër urën e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me dy ministrat Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin kanë qëndruar sot në veri të Kosovës.

Ata në një moment janë parë teksa kalojnë duke ecur mbi urën e Ibrit, transmeton IndeksOnline.

Treshja shihet se teksa kalon mbi urë në të dy anët ka edhe truprojat.

Rikujtojmë se sot është vënë gurthemeli i stacionit policor në Leshak e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri./IndeksOnline/