Albin Kurti: Pas seancës solemne për Epopenë e UÇK-së, vazhdojmë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit (Video)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pas mbledhjes solemne të qeverisë është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet një seancë solemne në nder të Epopesë së UÇK-së.
Para gazetarëve, Kurti tha se pas aktiviteteve përkujtimore, gjatë ditës do të vazhdojnë edhe përpjekjet për zgjedhjen e presidentit të vendit, transmeton IndeksOnline.
“Pas mbledhjes së qeverisë tani kemi një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës. Më pas do të ketë edhe parakalimin e FSK-së, ndërsa gjatë pasdites do të vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin”, deklaroi Kurti.
Ai uron e shpreson që të ketë edhe një kandidaturë të dytë, në mënyrë që të përmbushet kriteri i nevojshëm për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit./IndeksOnline/

