18:01 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti për Isa Mustafën: Dikur e quante argat të Serbisë, sot çkapës të shtetit!

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar sonte Albin Kurtin e Vetëvendosjes për ndryshim të qëndrimit karshi Isa Mustafës së LDK-së.

Në një video përmbledhëse me deklarata të Kurtit, dëgjohet Kurti duke thënë mendime krejtësisht të ndryshme për Mustafën, për të cilin dikur thoshte se s’ka respekt, kurse tani thotë se e respekton, transmeton Indeksonline.

Molliqaj ka shpërndarë videon në Facebook, duke ftuar qytetarët të shohin sic ka thënë ai këtë ‘hipokrizi’.

Më poshtë postimi dhe videoja:

Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”. Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën”.

Shpërndajeni që ta shohin të gjithë këtë hipokrizi!