12:39 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti përkulet te varri i Alija Izetbegoviç, por ende s`e ka vizituar varrin e Rugovës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar varrin e Alija Izetbegoviçit dhe monumentin e 1 mijë e 601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë.

Me këtë rast, Kurti ka kujtuar edhe gjenocidin e vitit 1999 që Serbia kreu në Kosovë.

“Te varri i Alija Izetbegovic dhe te monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë
Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe vrau afër 10 mijë civilë të paarmatosur. Gjenocidi në Sarajevë u zbatua përgjatë gati katër vjetëve, saktësisht 1.425 ditëve, aq sa zgjati rrethimi i hekurt i qytetit. U vranë 11.541 civilë (nga të cilët 1.601 fëmijë) kurse u plagosën a lënduan mbi 50 mijë të tjerë. Për çdo ditë mbi qytet binin mesatarisht 329 granata. Gjatë qëndrimit në Sarajevë bëra nderim dhe vendosa lule të freskëta te varri i kryetarit të parë të B&H, Alija Izetbegovic, dhe te monumenti i fëmijëve sarajevas të vrarë gjatë luftës”, ka shkruar Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili gjatë luftës ka qenë zëdhënës i UÇK-së, ende nuk e ka vizituar varrin e presidentit Ibrahim Rugova, i cili nga një pjesë e kraut të luftës cilësohet si sabotues i luftës çlirimtare. /Indeksonline/