75 Mall Live Search
11:50 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti merr ftesë për të diskutuar për dialogun me Serbinë, kjo është përgjigjja e tij

Zëdhënëësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se ish- kryeministri Albin Kurti ka marrë një letër ku ftohet të diskutojë me Qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë, shkruan IndeksOnline.

Sipas Manxhukës, VV-ja nuk i është përgjigjur kësaj ftese dhe nuk do të jenë pjesë e takimeve, pasi sipas tij, Qeveria e re është krijuar nga votat e Listës Serbe.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, tha ai./IndeksOnline/