Albin Kurti pret në takim skuadrën e Dritës një ditë para ndeshjes me AZ Alkmar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kampionin në fuqi të Superligës së Futbollit, FC Drita.
Ky takim ka ndodhur një ditë para ndeshjes me AZ Alkmarin, në fazën e ligës së Conference League, shkruan IndeksOnline.
Drita nga katër ndeshje të zhvilluara ka dy fitore e dy barazime duke grumbulluar 8 pikë dhe ka gjasa reale për kualifikim në fazën tjetër.
”Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër. Përfaqësuesve të klubit, tranjerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.
Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, ka shkruar Albin Kurti./IndeksOnline/

