75 Mall Live Search
10:36 / E Diele, 30 Maj 2021 / OSH

Albin Kurti pret në zyrën e tij familjen e heroit, Enver Zymberi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij familjen e heroit, Enver Zymberi.

Zymberi ishte vrarë me 26 korrik të vitit 2011 deri sa ishte në  krey të detyrës si pjesëtar i Njësisë Speciale, transmeton Indeksonline.

Kurti në postimin e bërë tha se së bashku me babain e Enver Zymberit, Muharremin, ishin për nëj vit bashkë në burgun e Pozharevcit.

Postimi i plotë nga Albin Kurti:

Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.