12:10 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti prezanton një aderim në Vetëvendosje, quhet Vlera

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar një aderim të re në partinë e tij. Një vajzë me emrin Vlera Gjakova është “përforcimi” i ri për partinë Kurtit.

“Vlera Gjakova sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo vjen nga Shkupi ku shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në gjuhën shqipe, turke e maqedone dhe më pas atje i ka përfunduar edhe studimet universitare për gazetari e ekonomi.

Tash në Selanik të Greqisë po studion për filozofi në universitetin shtetëror “Aristotelis”. Si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, si feministe dhe publiciste, anëtarësimi i Vlera Gjakovës në Lëvizjen tonë na e shton energjinë dhe dijen për punët e aktivitetet që na presin drejt fitoreve të reja” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/