Albin Kurti propozon veten si ministër të Punëve të Jashtme
				Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e qeverisë, pasi Albin Kurti nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti njoftoi se vetë do të jetë kandidat për ministër të Punëve të Jashtme, duke theksuar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet pa miratimin e buxhetit.
Afati i fundit për vendimin e presidentes Osmani për mandatarin e ri përfundon, më 5 nëntor./IndeksOnline/

