Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit serb në Kosovë, Ilija Ivic

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rasitin e futbollistit serb në Kosovë, Ilija Ivic.
Kurti përmes një postimi në twitter ka thënë që futbollisti i është nënshtruar një ndarje të influencuar nga Beogradi për shkak që ka shprehur dëshirën të luaj me shqiptarët, shkruan IndeksOnline.
Përveq tjerash Kurti me anë të këtij postimi kërkoi që Ilija të jetë i lirë që të luaj ku do që ai zgjedh të luaj.
Postimi i plotë:
“Dje një 17 vjeçar nga Graçanica Ilija Ivic, ishte subjekt i izolimit të influencuar nga Beogradi dhe strukturat lokale për shkak që priste të luante me shqiptarët. Marrëveshjet vetëm nuk mund të korrigjojnë problemet racore dhe urrejtjet ndaj tjerëve. Lëreni Ilijan të luaj i lirë ku do që dëshiron”.
Yesterday, a 17 year old boy in Gracanica Ilija Ivic, was subjected to segregation by Belgrade influenced local structures for wanting to play with Albanians.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2020
Agreements alone cannot remedy one’s problems of racism and hatred of others.
Let Ilija play freely wherever he choses.