09:13 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se dje ka rezultuar pozitiv me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë.

Postimi:

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak kollë dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVIDIN-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,

Albini