Albin Kurti sërish në shtëpinë e Isa Mustafës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar sot në shtëpinë e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Arsyeje të këtij takimi janë zhvillimet e fundit politike në vend.
Takimin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Mund të konfirmoi vetëm se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në shtëpi kryetarin e VV-së, Albin Kurti”, ka thënë shkurt ai.
Rikujtojmë se Mustafa e Kurti së fundi kanë shpeshtuar takimet mes veti./Indeksonline/