20:21 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti shfaqet në një diskutim në Prishtinë – Çfarë thotë për ndarjen e ministrive?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministër në ardhje, Albin Kurti, ka thënë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës ende nuk ka asgje definitive sa i përket ndarjes së ministrive.

Kjo sipas tij për shkak të mos dakordimit mes të dyja palëve për të arritur një marrëveshje.

Këto deklarata Kurti i dha sot në një diskutim në Prishtinë, ku subjekt kishte kulturën dhe artin ndërsa theks i vaçant iu dha trajtimit që iu është bërë këtyre dy fushave nga spektri politik në vitet e fundit.

Albin Kurti para të pranishmëve të cilët kishin shkuar për të dëgjuar diskutimin e tij, tha se me LDK-në me të cilën po provojnë të bëjnë marrëveshje, kanë diskutuar për modalitetet dhe reduktimin e ministrive.

Si rezultat, ndonëse tha se e ka të pamundur të flas për programin e këtij dikasteri pasi ende s’ka marrëveshje, ai përmendi që ne negociatat mes VV-së e LDK-së, është folur që Ministria e Kulturës t’i bashkangjitet asaj të Arsimit.

Kurti theksoi se pavarësisht që me LDK-në kanë ideologji të ndryshme, kur është fjala për Kulturën, këto dallime në këtë pikë, nuk vlejnë, duke pohuar se për këtë janë pajtuar lehtësisht.

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, foli për historinë e artit dhe kulturës, për zanafillën e tyre duke nënvizuar se kanë rrjedhur për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ai ka shtuar se në synimet e tyre në Qeverinë e re, është që institucioni i Artit dhe Kulturës të kenë një buxhet vetjak dhe të qëndrueshem.

”Artistet të kenë të garantuar financimin e rregullt. Të themelohet Teatri i Operas dhe Baletit. Është për të ardhur keq që prej vitit 2004 nuk shfaqet asgjë operistike”, është shprehur ai.

Ideja e kulturës dhe artit sipas Albin Kurtit, është barazia në qasje, që jo vetëm të privilegjuarit të kenë mundësi për qasje por të gjitha klasat,