Albin Kurti shpalos programin për rininë, premton Fondin për Hulumtime Shkencore, Park Teknologjik dhe ndihmë për bizneset e reja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur planprogramin për rininë, shkruan IndeksOnline.
Ai në rrjetin social “Twitter” ka thënë se do të krijojnë Fondin për Hulumtime Shkencore, një Park teknologjik (Techno-park), Fakultet të IT-së dhe akses (qasje) falas në zyrë për biznese të reja.
Our youth is our pride. Sadly, too many have left due to lack of perspective and widespread corruption.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 25, 2021
We’ll reverse this trend by investing in their education and innovative ideas because our youth has proven that given the same opportunities they can outcompete their peers.
Kurti sthoi se 2.000 grante janë të dedikuara për inovacione çdo vit për rininë.
We will establish the Fund for Scientific Research, a Techno-park, a faculty of IT and provide access to free offices for start-ups, to prepare our youth for the competitive future.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 25, 2021
2000 grants dedicated to innovation will be provided each year for youth across the country.
“Planprogrami i Qeverisë së Albin Kurtit për rininë e Kosovës
Rinia jonë është krenaria jonë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës dhe korrupcionit të përhapur gjithandej vendit.
Ne do të përmbysim këtë trend duke investuar në edukimin e tyre si edhe në idetët e tyre innovative pasi që rinia jonë e ka dëshmuar që kur i ka mundësitë e barabarta, ajo mund të konkurrojë më bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë.
Ne do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencore, një Park teknologjik (Techno-park), Fakultet të IT-së dhe do të ofrojmë akses (qasje) falas në zyrë për biznese të reja, që të përgatitim rinonë tonë për të ardhmen konkurruese.
2.000 grante të dedikuara për inovacion do të ofrohen çdo vit për rininë nga i gjithë vendi.
Bashkë edhe me skemat tona mbështetëse për banim, ne do të bëjmë më të lehtë për familjet e reja që të kenë banim të përballueshëm dhe të fillojnë jetesën e tyre të re këtu në Kosovë.
Bashkë ne mund të fitojmë të ardhmen”, shkroi ai./IndeksOnline/
And with our housing support schemes, we will make it easier for young families to find affordable homes to start their new life, here in Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 25, 2021
Together we can win the future.