23:50 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti shtron iftar për BIK-un, tregon çka biseduan me Myftiun Tërnava

Kryetari i  Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me anëtarët e subjektit ka mirëpritur me kënaqësi sot Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij për iftar.

Bashkë me Kurtin ishin edhe anëtarë tjerë të VV-së.

Kurti ka thënë se bashkë me Tërnaven kanë biseduar për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sonte në Prishtinë kemi mirëpritur me kënaqësi për iftar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij: Ajni Sinani, Resul Rexhepi, Sabri Bajgora, Ahmet Sadriu, Fahrush Rexhepi, Besim Mehmeti, Ekrem Simnica, Vedat Sahiti dhe Islam Hasani. Bashkë me Glauk Konjufcën, Vlora Haxhimehmedin, Arben Vitinë, Edona Bajramin, Ajet Poterën dhe Eman Rrahmanin, bashkëbiseduam miqësisht me Myftiun Tërnava dhe udhëheqjen e BIK-ut, për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, për gjendjen e sotme të qytetarëve tanë dhe nevojën për drejtësi e solidaritet etj./Indeksonline/