75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 25 Prill 2021 / AR

Albin Kurti si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, zgjedhjet i ndërlidh me motin!

Pas votimit në zgjedhjet e Kosovës dhe të Shqipërisë, Albin Kurti ka thënë pothuajse fjalët e njëjta, të cilat i ka ndërlidhur me motin.

Ditë e bardhë” e “Ditë me diell” janë fjalët e tij, përmes të cilave ka përshkruar motin që mbizotëronte, kështu duke përcjellë mesazh për një ditë të mbarë, shkruan Indeksonline.

Të dyja këto i përdori gjatë ditës së zgjedhjeve, si në Kosovë më 14.02.2021 ashtu edhe në Shqipëri, sot më datë 25.04.2021.

Madje për çudi, pothuajse fjalë të njëjta përdori edhe në kohën e njëjtë. Pra menjëherë pas votimit të tij.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, atëherë kandidat për kryeministër, menjëherë pasi ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit u shpreh se sot është ditë e bardhë.

Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë”, theksoi ai para mediave.

Ndërsa sot, duke qenë i pajisur me pasaportën shqiptare, kryeministri i Kosovës votoi për zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u zhvilluar në Shqipëri.

Kështu, pas votimit kryeministri Kurti tha se sot është ditë e bukur me diell.

Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili i ka. Dita është e bukur me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje”, u shpreh Kurti./Indeksonline/