Albin Kurti siguron Borrelin: Dialogu nuk është neglizhuar nga ne

Kryeministri i vendit Albin Kurti është deklaruar në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josef Borrel, nga ku ka kërkuar më shumë vaksina për kosovarët duke thënë se vendi ynë ka marrë deri më tani vetëm 24 mijë sosh.
Kurti tutje ka thënë se në mesin e prioriteteve të qeverisjes së tij është punësimi, ekonomia, menaxhimi i pandemisë duke thënë tutje se dialogu nuk është neglizhuar nga pala kosovare, e për këtë ka angazhuar zv/kryeministri Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se në mes të majit do të vizitoj Bruskeli me ftesën e Borrle, dhe se ka porositur atë se mund të llogarisë në gatishmërinë e institucioneve të Kosoëvs, për të vazhduar këtë proces.
Pjesë nga fjala e tij:
Kemi ardhur të diskutojmë hapur në mënyrë miqësore, ashtu sic e përmendët ju . Kjo është vizita ime e parë si kryeministër i Kosovës. Kemi takuar zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian dhe sot takova edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
Më vonë do të kem edhe takime të tjera.
Ne jemi duke u ballafaquar me situatën e pandemisë dhe Kosova është një prej vendeve, ende nuk e merr me mend të marr vaksinën nga Rusia dhe Kina, ne shikojmë drejt BE-së. Ky është drejtim për të ardhmen dhe ky është orientimi ynë.
Ne kemi pasur një fitore të madhe me 14 shkurt, unë muaj më parë e mora zyrën si kryeministër, këtu jam me dy zëvëndësit e mi, Besnik Bislimi dhe dhe Donika Gërvalla.
Duam të tregojmë se kjo vizitë e jona nuk është vetëm simbolike dhe me këtë delegacion kemi takuar 5 komisioner, kemi zhvilluar takime të shumta.
Ne duam që të vendosim në një linj të gjitha çështjet e qeverisjes në përputhje me vizionin e Bashkimit Evropian. Ne shikojmë përpara të kemi bashkëpunim të ngushtë.
Dy prioritetet për ne, është çështja e punësimi, drejtësia, pandemia, ku kemi marrë 24 mijë vaksina në fund të marsit dhe në fillim të majit do të marrim. Ne kemi nevojë për shumë vaksina, në mënyrë që edhe diaspora jonë të vijë gjatë verës, sepse diaspora jonë është gjysma e buxhetit të Kosovë dhe ne jemi shumë të varur nga ta.
Dialogu nuk është neglizhuar nga ne, prandaj zëvendëskryeministri është i ngarkuar me këtë c çështje. Unë do të vijë në mes të muajit maj, ku ju keni organizuar darkë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në gatishmërinë tonë për të vazhduar me dialogun.