75 Mall Live Search
11:03 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Albin Kurti thotë se do të krijoj Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

Kurti në rrjetin social Twitter ka thënë se shkruar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.


“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar ai./IndeksOnline/