21:57 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti tregon qëndrimin e tij për taksën në “Rrugën e Kombit”

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti e ka quajtur të panevojshëm vendosjen e taksës prej 10 euro nga Qeveria e Edi Ramës për Autostradën “Rruga e Kombit”.

“Mendojë se është taksa shumë e lartë. Kjo po funksionin më shumë si gjobë për Kukësin dhe Kosovën. Është dashur të gjehet zgjidhje të tjera. Mbledhjet e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është dashur të diskutohet kjo çështje”, ka thënë ai në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ndryshe, kryeministri Rama ka folur rreth tarifës të cilën e justifikon me mirëmbajtjen e rrugës, duke mos harruar të shtojë se kjo rrugë nuk është përfunduar plotësisht, dhe sipas tij, do të jetë kompani që do ta ndërtojë atë.

“Nuk ka pagese 10 euro, është 5 euro, çmim qe paguhet kudo ne rajon dhe kontribut qe shkon per mirembajtjen e rruges, e cila u ndertua pjeserisht (nderkohe qe kompania do te perfundoje edhe ndertimin) dhe mbeti ne meshire te fatit nga pamundesia e mirembajtjes qe ka nje kosto jo te vogel!”. shkruan Rama në profilin e tij në ‘Facebook’.