12:10 / E Enjte, 23 Mars 2023 / LB

“Albin Kurti u tha qytetarëve: Faleminderit që besuat në kauzat e mia të rrejshme dhe më sollët në pushtet”

Ish-kryenegociatoi i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se kryeministri Albin Kurti a ka përdorur kauzën e asociacionit vetëm si instrument për ta fituar pushtetin.

Sipas tij, Kurti, kauzën e asociacionit, njësoj si atë të demarkacionit i ka pasur vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën.

“Më në fund e vërteta: Albin Kurti u tha qytetarëve: Faleminderit që besuat në kauzat e mia të rrejshme dhe më sollët në pushtet. Tash ka ardhur koha për zbatimin e asociacionit”

“Habitem me befasinë që për shumë kënd solli një deklaratë e Albin Kurtit për themelimin e asociacionit. Duket sheshazi që shumë nga të ‘befasuarit’ paskan pasur besuar kohë të gjatë në gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij! Ai, Kurti pra, kauzën e asociacionit, njësoj si atë të demarkacionit i ka pasur vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën, madje duke ecur mbi kufoma qytetarësh të pafajshëm dhe të mashtruar”.

“I mbështetur për muri, të njëjtëve qytetarë, Kurti tani, duke mos pasur hapësirë për gënjeshtra më, ua thotë të vërtetën: ‘Unë, ua humba një dekadë duke ju mashtruar. Faleminderit që besuat në mashtrimet e mia dhe më sollët në pushtet. Tani që e fitova pushtetin, për herë të parë po ua them të vërtetën. Asociacionin do ta themeloj. Ndoshta edhe diçka më shumë se asociacion. Por ju qytetarët dhe votuesit e mi të dashur prapë do të vazhdoni të më besoni sepse unë prapë do të vazhdoj të ju gënjejë e mashtrojë’”.