Albin Kurti viziton Shtimen: Me kryetarin Aliu do të vazhdojmë investimet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Shtimën, ku së bashku me kryetarin Qemajl Aliu kanë vizituar KF Vjosa, zemrën sportive të Shtimes.
Kryetari Aliu ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për mbështetjen e sportistëve dhe investimet që do të bëhen, me qëllim që sporti në këtë komunë të marrë hov dhe më të madh.
“Sot vizituam me krenari KF Vjosa, zemrën sportive të Shtimes! Na nderoi me prezencë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin biseduam për mbështetjen që meritojnë sportistët tanë. Bashkë me kandidatët e listës sonë, pas 12 tetorit do të punojmë që sporti në Shtime të marrë hov edhe më të madh. KF Vjosa është krenaria jonë dhe BASHKË do të investojmë për të ardhmen”, ka thënë Aliu.