Albin Kurti zgjedhë epitetet më të larta për Kusari-Lilën: Me të Gjakova do lulëzojë

Albin Kurti ka zgjedhur fjalët dhe epitetet më të lartë për Mimoza Kusari-Lilën.
Kryeministri është i bindur se me Mimoza Kusarin, Gjakova do të lulëzojë.
“Një energji si e Mimoza Kusari-Lilës i duhet Gjakovës për t’u gjallëruar. Ajo e ka këtë dëshirë. Ta shohë Gjakovën të lulëzojë. Të gjithë ne bashkë në Lëvizje e ndajmë këtë shpresë. Ta përparojmë Gjakovën më mirë sesa ka qenë ndonjëherë. Mimoza do t’i mungojë Grupit tonë Parlamentar si drejtuese, por nuk ka deputet të VETËVENDOSJE!-s që nuk mendon se Gjakova është shumë e rëndësishme dhe duhet lënë në duar të sigurta e mendje kreative. Gjakova është më e bukura e ngjyrave, më e vendosura e ndryshimit, është bajraku i fitoreve tona. Me Mimozën, Gjakova nuk mbetet histori, por ardhmëri” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/