18:02 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti: Zgjedhja e Presidentit nuk është urgjente, për të nuk kemi garuar

Albin Kurti, lideri i VV-së në letrën që e publikoi, të cilën ia dërgoi kryetarit të LDK-së Isa Mustafës thotë se e kanë pranuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit e cila nuk është farë urgjente dhe për të cilën nuk kanë garuar.

“Bujarishit ju kemi ofruar më shumë se gjysmën e qeverisë( në raportin 6:5 të ministrive). E kemi pranuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit e cila nuk është farë urgjente dhe për të cilën nuk kemi garuar. U treguam më shumë se të gatshem ta rrisim pjesëmarrjen e LDK-së në qeverisje, në pushtet. Mirëpo nuk mundemi tash ti delegjitimojmë insitucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e z.Konjufca ishte legale dhe legjitime”, ka thënë lideri VV-së./Indeksonline/