Albin Kurtit i kanë ngelë vetëm dy rrugë

Ai pa përfunduar dita e sotme, duhet ta heqë taksën 100%, pa kurrfarë kushti, dhe javën e ardhshme të merr avionin e parë për Washington. Dhe të mos kthehet në Prishtinë pa një ‘skenar’ ku ai do të ishte një nga aktorët kryesorë të zgjidhjes së problemit me Serbinë. I bie që ai duhet të jetë ‘bashkëskenarist’, sepse nuk ka kurrfarë sensi që të pretendosh se mund të bësh film të mirë kur skenarin ta shkruan tjetër kush, regjinë ta bën tjetër kush, kurse nga ti në fund kërkohet të bëhesh asistent-regjisor (!)
Nga Emin AZEMI
Albin Kurtit i kanë ngelë vetëm dy
rrugë: ose të bëhet 100% bashkëpunues me amerikanët, ose të japë dorëheqje.
Rrugë të mesme nuk ka. Madje rruga e mesme, që aktualisht po e ndjek
kryeministri Kurti, duke e hequr gradualisht taksën 100%, dhe duke pritur nga
Serbia mos po bëhet “terbie”, nuk
të shpie askund. Kjo rrugë atë e kthen
shumë shpejt në opozitë, atje ku ai ndërtoi kauza që do të bëheshin
realitet në një kohë normale.
Tani Kosova nuk po jeton në kohë normale, prandaj edhe kauzat e Albin Kurtit
janë të pazbatueshme, në rrethanat në të cilat ndodhet pozita e tij si
kryeministër.
Nëse ndryshojnë ato rrethana, gjithçka mund të ndodhë….
Në këto rrethana, kryeministri i
Kosovës, nuk mund të ndjek politikë autentike, për arsye se ajo është e diktuar
nga faktorë të jashtëm. Zgjedhësit në Kosovë, duhet të presin edhe një kohë që
çështjet për të cilat ata kanë votuar, të vinë në rend dite pak më vonë.
Ata duhet të presin që të mënjanohen tërësisht mospajtimet me Serbinë.
Tani, Serbia është prioritet. Kështu po thotë Ëashingtoni dhe kush do që merr
guximin me i zhvendos prioritetet, penalizohet rëndë.
Albin Kurtit po i thuhet ose hiqe taksën 100%, ose përfundoi karriera jote
politike.
Por Albin Kurti këtë luks nuk duhet t’ua lejojë atyre që e kërkojnë këtë. Ai pa
përfunduar dita e sotme, duhet ta heqë taksën 100%, pa kurrfarë kushti, dhe
javën e ardhshme të merr avionin e parë për Ëashington. Dhe të mos kthehet në
Prishtinë pa një ‘skenar’ ku ai do të ishte një nga aktorët kryesorë të
zgjidhjes së problemit me Serbinë. I bie që ai duhet të jetë ‘bashkëskenarist’,
sepse nuk ka kurrfarë sensi që të pretendosh se mund të bësh film të mirë kur
skenarin ta shkruan tjetër kush, regjinë ta bën tjetër kush, kurse nga ti në
fund kërkohet të bëhesh
asistent-regjisor (!)
Këtë udhë, Kurti duhet ta bëjë në emër të qindra mijëra votuesve të Kosovës që
nga ai kanë kërkuar ndryshime rrënjësore në politikë, në ekonomi, në drejtësi,
në shëndetësi, në arsim, në siguri etj. Pa këtë udhëtim në Ëashington, Kurti e
ka vështirë të ruaj drejtpeshimin në mes të një histeri mediatike-publike që po
zhvillohet kundër tij dhe presionit amerikan për heqjen e taksës 100”.
Këtë udhë, Kurti duhet ta bëjë që ta shpëtojë nga kidnapimi i mëtejmë procesin
në të cilin ndodhet Kosova. Të gjithë e dinë se nga kush është kidnapuar
procesi, andaj Albin Kurtit i bie të tregohet pak më i mençur se ‘kidnapuesit’.
Brenda dhe jashtë Kosovës ka shumë njerëz që janë të interesuar ta rikthejnë gjendjen
para 6 tetorit. Kjo puna me taksën, me Serbinë e blla-blla, janë vetëm alibira
sipërfaqësore që fshehin një tendencë
tjetër, që në fakt duke e penalizuar Kurtin dhe duke e paraqitur atë si antiamerikan të pamundësojnë
funksionimin e tij si kryeministër me kapacitet të plotë, brenda kauzës – ‘çkapja e shtetit’.
Nëse Albin Kurti bëhet më kooperativ me
Amerikën, të gjitha këto goditjet medaitike-publike kundër tij, do të pushojnë. Ato do të
pushojnë sepse do t’iu digjet karta e fundit e penalizmit të Albin Kurtit në
sytë e amerikanëve. Ato do të pushojnë sepse e dinë që një kryeministër, që do
të vendos raporte normale me Ëashingtonin, premtimin e tij për konfiskimin e
pasurive të paligjshme, do ta bëjë realitet.
Ata do të pushojnë, sepse një kryeministër, që do të vendos raporte normale me Ëashingtonin,
do të kërkojë që në bisedimet me
Beogradin, Kosova të mos trajtohet si çështje e brendshme e Serbisë
(sepse Kosova ende është pjesë e Kushtetutës së Serbisë) dhe nga kjo fundit do të kërkohet zbardhja e fatit të
pagjeturve kosovarë, zhdëmtimi i pasojave të luftës së 199899-tës, ndërkohë që
do të kërkohet edhe sqarim për mosrealizimin e marrëveshjeve të deritanishme që
janë nënshkruar në Bruksel, e ku figuron edhe recipritetiti.
Ata do të pushojnë, sepse një kryeministër, që do të vendos raporte normale me Ëashingtonin,
do ta ketë shumë më lehtë ta çmontoj këtë sistem katastrofal (pa)drejtësie.
Zëdhënësve të histerisë mediatike-publike nuk iu konvenon tani për tani një
Albin Kurti me raporte miqësore me Shtëpinë e Bardhë, sepse janë të interesuar
që ta kenë edhe një kohë të caktuar një Albin Kurti që merr për çdo ditë
shuplaka prej Adminstratës së Trumpit. Vetëm në këtë mënyrë ata i japin
hapësirë procesit të kidnapuar nga një tufë njerëzish në Prishtinë dhe në
Beograd.
Albin Kurti duhet t’ua heqë nga dora gurin atyre që po mundohen t’ia godasin
arrën. Ai nuk duhet lejuar t’u jep argumente këtyre gurëhedhësve fatal që ta
akuzojnë se gjoja me qëndrimet e tij kokëforta e dëmtoi Kosovën duke e izoluar
atë, se e afroi Rusinë në gjeopolitikën rajonale, se gjoja nuk është i gatshëm
(dhe i aftë) të bëhet pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd etj. etj.
Albin Kurti duhet të jetë 100% i Kosovës dhe 100% mik i amerikanëve.
Askush tjetër, përpos tij, nuk e meriton të jetë fytyra e re e ndryshimeve në
Kosovë, por kjo nuk mund të arrihet nëse Kurti nuk e bën një kthesë radikale që
to t’i lë gojëhapur të gjithë skeptikët dhe kundërshtarët në Kosovë dhe jashtë
saj.
Shkup, 6 mars